CHAMPIONS: Djaloshi i artë, Uzuni godet Dinamo Zagreb! Ferencvaros siguron grupet e Europa League (VIDEO)

16 Shtator 2020
20:37
Telesport
back button

Po luhet turi i tretë i Champions League dhe Ferencvaros në Budapest mundi skuadrën e Dinamo Zagreb me rezultatin 2-1.

Goli i fitores për kampionët e Hungarisë u shënua nga Myrto Uzuni, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, në minutën e 65.

Pikërisht beratasi që ishte në radarët e Dinamo Zagreb, pasi luante te Lokomotiv Zagreb, por që nuk i besuan ta merrin dhe bardhejeshilët e Budapestit e siguruan këtë verë.

Me këtë fitore, Ferencvaros dhe Uzuni sigurojnë playoff të Champions dhe pjesëmarrjen e sigurtë në Europa League, edhe në rast eliminimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit