CHAMPIONS: Një gafë e pabesueshme ndëshkon Lyon-in në Portugali, Lille befason Valencia-n në fund

23 Tetor 2019
23:04
Denis Hakanaj
back button

Benfica-Lyon, ndeshje e vlefshme për Grupin G të Champions League. është mbyllur në 2-1 në favor të vendasve.

Silva ka kaluar në avantazh portugezët pas katër minutash lojë, ndërsa Depay ka barazuar për miqtë në të 70-ën. 

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, portugezët kanë shënuar të dytin në minutën e 86-të me Pizzi-n, i cili ka përfituar nga një gafë e portierit Lopes.

Kjo ka qenë fitorja e parë për Benfica-n, që mban vendin e fundit në grup. Lyon mbetet në të tretin me katër pikë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

  

Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe Lille-Valencia, ndeshje e vlefshme për Grupin  H. Takimi i zhvilluar në “Stade Pierre-Mauroy” është mbyllur 1-1.

Një rezultat befasues për spanjollët që kanë kryesuar deri në minutën e 95-të pas golit të shënuar nga Cheryshev në të 63-ën. Në minutën e 84-t, Diakhaby ka lënë me dhjetë lojtarë miqtë duke marrë kartonin e dytë të verdhë, teksa Ikone ka gjetur golin e barazimit në të 95-ën.

Ky rezultat i ka dhuruar pikën e parë në grup francezëve, që mbeten në vendin e fundit. Valencia, nga ana tjetër, ka humbur një rast të artë për të mbajtur ritmin e dy kryesuesve, Ajax dhe Chelsea.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit