CHAMPIONS: Partizani me një ndryshim në sulm, Qarabag lë jashtë yllin e ekipit!

17 Korrik 2019
17:52
Anton Cicani
back button

Partizani do të zbresë sot në fushë në orën 19:00 në "Dalga Arena", stadiumi i Bakut, në Azerbajxhan, ku do të sfidojë kampionët e Qarabag, ish-skuadra e Ansi Agollit.

Në temperatura të favorshme, por me trysninë e tifozerisë vendase, duke qenë impiant i mbledhur dhe i vogël, të kuqtë do të provojnë të përsërisin ndeshjen në "Selman Stermasi", ku luftuan dhe mbajtën barazimin 0-0, madje duke iu afruar edhe golit të fitores.

Kështu, trajneri Franco Lerda, në ndryshim nga ndeshja në Tiranë, këtë herë në Azerbajxhan ka vendosur vetëm një ndryshim: në sulm, në treshen e avancuar, do të jetë Solomon, i ardhur në këtë merkato, dhe jo Mensah.

Ky i fundit do të luajë në qendër me Çinarin që spostohet në krahun e majtë ndërsa Asani është si zakonisht djathtas.

Trashi sërish në stol, ndërsa Bardhi gjithashtu. Për Aristoteles Romero ka ende kohë, pasi nuk është në gjendjen optimale fizike.

Në anën tjetër, trajneri i Qarabag, Gurbanov, ka lënë jashtë Garejev, Emreli dhe spanjollin Dani Quintana, që është ndër më të mirët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit