CHAMPIONS: Pep bën dy ndryshime, Pochettino kërkon mrekullinë me Icardi-n

4 Maj 2021
20:11
Denis Hakanaj
back button

Gjithçka gati për gjysmëfinalen e kthimit të Champions League mes Manchester City dhe PSG.

Pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë të skuadrës së Guardiola-s, ekipi i Pochettino-s do të kërkojë të realizojë përmbysjen e madhe në Etihad.

Te PSG bie në sy mungesa Kylian Mbappe për shkak të shqetësimit që ka në pulpë. Në vendin e tij do të luajë Mauro Icardi.

Për sa i takon City-t, Guardiola ka bërë vetëm dy ndryshime në krahasim me skuadrën që triumfoi në Paris 2-1, me Zinchenko dhe Fernandinho që do të luajnë nga minuta e parë në vend të Joao Cancelo dhe Rodri.

Formacionet zyrtare

MANCHESTER CITY (4-2-3-1): Ederson; Walker, Stones, Ruben Dias, Zinchenko; Fernandinho, Gundogan; Mahrez, De Bruyne, Foden; Bernardo Silva

PSG (4-2-3-1): Keylor Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Herrera, PAredes; Di Maria, Verratti, Neymar; Mbappe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit