Champions, përcaktohet vendi ku do të zhvillohet faza finale e kompeticionit

11 Qershor 2020
21:41
Denis Hakanaj
back button

Juventus-Lyon do të luhet në Torino dhe Barcelona-Napoli në Barcelonë. Këto janë vendimet që do të merren në Komitetim Ekzekutiv të UEFA-s që do të zhvillohet më 17 qershor, sipas Sky Sports.

Ndryshe nga sa është thënë në Gjermani (Bild ka folur sot për një fushë neutrale), duket se nuk do të ndryshojnë vendet ku do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të 1/8-ave të Champions League.

Ndërkohë, pas mbylljes së fazës së 1/8-ave,  të gjitha ndeshjet e mbetura të Champions League do të zhvillohet në Lisbonë, nga çerekfinalet deri në finalen e madhe.

E njëjta gjë vlen edhe për Europa League: pas mbylljes së 1/8-ave, kompeticioni do të zhvendoset në Gjermani për ndeshjet nga çerekfinalet e në vazhdim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit