CHAMPIONS, Real triumfon në San Siro, Inter-it tani i duhet një mrekulli

25 Nëntor 2020
22:54
Denis Hakanaj

Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme kundër Inter-it në Champions League.

Madrilenët janë ngjitur në vendin e dytë të Grupit B pasi kanë mposhtur zikaltrit 2-0.

Eden Hazard ka zhbllokuar ndeshjen nga pika e bardhë pas një penalltie të fituar nga Nacho, me vendimin e arbitrit që është pasuar nga protestat e lojtarëve të Conte-s.

Belgu është bërë lojtari i dytë i Real Madrid që shënon një gol në transfertë kundër Inter-it në Champions League pas Clarence Seedorf në nëntorin e 1998-ës.

Ndeshja është bërë akoma e vështirë për milanezët pas dy kartonëve të verdhë të marrë në harkun e pak sekondave nga Arturo Vidal në minutën e 33-të të pjesës së parë.

Kiliani është një nga tre lojtarët që janë ndëshkuar me karton të  kuq me tre klube të ndryshëm në Champions League (Inter, Bayern Munich dhe Barcelona), bashkë me Patrick Vieira dhe Zlatan Ibrahimovic.

Takimi është mbyllur në minutën e 59-të pas autogolit të Hakimit-t.

Kjo humbje e lë Inter-in në vendin e fundit të grupit me dy pikë, gjashtë larg kreut të renditjes, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur në fazën me grupe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit