CHAMPIONS | Si ndryshon renditja pas ndeshjeve të së martës. Liverpool “asfaltues”, Milani befasues. Surpriza “Monaco”

6 Nëntor 2024
0:34
Telesport
back button

Nata e Champions te marten dhuroi plot 30 gola ne 9 ndeshje! Nga fitoret e thella te disa ekipeve si PSV, Dinamo Zagreb, Celtic, Liverpool, Milan e Sporting per te vazhduar te fitoret e vogla te Monaco e Borussia Dortmudn por edhe barazimi i Juventusit me Lille. Renditja tani ndryshon…

Milani ka bërë një fitore të madhe në Champions League duke shkatërruar me rezultatin 3-1 në “Santiago Bernabeu” Real Madrid që pëson humbjen e dytë në këtë kompeticion pasi e mundi Lille në Francë.

Një sukses, ai i kuqezinjve, i merituar plotësisht për një lojë të zhvilluar gati perfekte, nga porta me super Mike Maignan që ndaloi Mbappe dy herë dhe një herë Brahim Diaz në fund, por edhe nga paraqitja e Thiaë që shënoi golin e parë por ishte “gjakatar” më pas duke mos lënë asgjë te kundërshtari.

Real Madrid që pati një reagim duke barazuar me anë të Vinicius Jr me një penallti të fituar për faull të Emerson Royal, por ishte Morata ai që depozitoi topin në rrjetë për golin e dytë. Një Milan cinik që në pjesën e dytë pasi Leao u ndal nga shtylla, gjeti rrjetën me Reijnders, duke mbyllur llogaritë. Kjo ishte fitorja e parë në Bernabeu 15 vite nga hera e fundit kur vendosën golat e Patos.

Liverpool shkatërron Leverkusen me rezultatin 4-0 dhe e bën me një Luis Diaz në format “stratosferik’ në “Anfield” duke shënuar hat-trick. Djemtë e Slot kanë humbur vetë një ndeshje në sezon, atë ndaj Nottingham Forest. Më pas, të gjitha sfidat i kanë fituar me përjashtim të një barazimi ndaj Arsenal. Starti më i fortë ndonjëherë në histori.

Lille dhe Juventus barazuan 1-1 në Francë. Ndeshja nisi më mirë për vendasit që gjetën rrjetën të parët dhe kjo fal edhe Edon Zhegrovës.

Zhvillohej minuta e 28-të, Edon Zhegrova mori një top në gjysmë e tij dhe kaloi me lehtë si Juan Calab për të dhënë një asistim të bukur për Jonathan David, i cili i vetëm me portierin arriti të shënojë për 1-0.

Zonja e Vjetër luajti mirë në pjesën e mbetur të pjesës së parë, ku shënoi dy herë me Teun Koopmeiners, por që golat u anuluan për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 60-të, Juventusi fitoi penallti, ku Dusan Vlahovic ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-1. Deri në fund të dy skuadrat kishin raste të mira, por që nuk arritën të shënonin. Lille dhe Juventus janë në mesin e renditjes me nga 7 pikë.

Sporting Lisbona tronditi Manchester Cityn me rezultat 4-1. Ndeshja nisi shumë keq për portugezët që pësuan gol që në minutën e katërt me Phil Foden. Dukej se do të ishte një ndeshje e lehtë për Man City, që kishin edhe raste të tjera, por vendasit qëndruan të qetë derisa iu dha mundësia.

Zhvillohej minuta e 38-të, kur Viktor Gyokeres gjeti rrjetën për 1-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën menjëherë Sporting shënoi golin e dytë. Maximiliano Araujo gjeti rrjetën për 2-1.

Mbrojtja e shthurur e Man City shkaktoi penallti një minutë me pas, ku Gyokeres ishte i saktë për 3-1. Man City ka mundur të hap ndeshjen në minutën e 69-të,kur fitoi penallti, por Eling Haaland nuk ishte i saktë nga pika e bardhë. Për fitoren e madhe të Sporting Lisbonës u kujdes Gyokeres që kompletoi het-trikun në minutën e 81-të për 4-1. Fitore e madhe e Sportingut dhe Ruben Amorim që tashmë janë të dytit me 10 pikë.

Per t’u theksuar edhe fitorja e Monacos ne fushen e Bolognas duke shkuar keshtu 10 pike ne renditje. Edhe Dortmund ka shkuar 9 pike pas suksesit ndaj Sturm Graz. Ngjitet edhe Celtic me fitoren 3-1 te pabesueshme ndaj Leipzig.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit