Champions, skena lufte para Olympiakos-Bayern

22 Tetor 2019
21:04
Denis Hakanaj
back button

Katër tifozë të Bayern Munich janë plagosur pas një sulmi të papritur nga ana e tifozëve të Olympiakos para ndeshjes së Champions League së mbrëmjes së sotme.

Policia greke ka bërë të ditur se rreth 80 persona, shumë prej të cilëve kanë patur kaska motoçiklistësh, kanë hyrë me forcë në një fushë futbolli në Athinë, ku po luhej ndeshja e Youth League mes formacioneve Under 19 të Olympiakos dhe Bayern, dhe kanë sulmuar tifozët gjermanë që kanë qenë në shkallët e stadiumit.

Për momentin nuk ka asnjë sinjalizim për të arrestuar, ndërsa nuk dihet seriozitet i plagëve të marra nga tifozët gjermanë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit