Champions, superkompjuteri parashikon dy finalen e madhe dhe fituesin

7 Shtator 2024
12:14
Denis Hakanaj
back button

Një superkompjuter ka parashikuar skuadrën që do të fitojë Champions League 2024–25. Numri i skuadrave që marrin pjesë është rritur nga 32 në 36 në formatin e ri të kompeticionit.

Të 36 klubet do të marrin pjesë në një fazë kampionati, në vend të formatit të mëparshëm të fazës së grupeve ku 32 pjesëmarrës ishin të ndarë në tetë grupe me nga katër.

Secila skuadër do të luajë kundër tetë skuadrave të ndryshme, me gjysmën e këtyre ndeshjeve në shtëpi dhe gjysmën tjetër në transfertë.

Tetë skuadrat më të mira pas fazës së ligës do të kalojnë në raundet e eliminimit, ndërsa skuadrat e renditura nga e nënta deri në vendin e 24-të do të marrin pjesë në play-off me dy ndeshje për të fituar një vend në raundin e 1/8-ave.

Superkompjuteri i Grosvenor Sport ka parashikuar që Manchester City të fitojë Champions League këtë sezon, duke mposhtur Real Madridin në finale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit