CHAMPIONS | Të bllokuara dy stadiume, Liverpool-Real dhe Aston Villa-Juventus ende 0-0. Monaco “ok”, Dortmund me lider Gittens

27 Nëntor 2024
21:57
Telesport
back button

Beteja e “Anfield” mes Liverpool dhe Real Madrid mbetet e gozhduar në një 0-0. Skuadra e Slot luan më shumë dhe është më dominuese, por djemtë e Ancelottit janë solidë, edhe pse u desh që dy herë Courtois të bënte dy pritje të bukura. Ndeshje me ritëm, me agresivitet, faulla dhe dyluftime, por ekuilibër total deri tani.

PRITJA E COURTOIS – VIDEO

Aston Villa-Juventus gjithashtu nuk ka prodhuar gol teksa “skenari” i parë deri tani në Birmingam është me ekipin anglez të Emery që luan lojën dhe bardhezinjtë që mbrohen. Ëatkins iu afrua golit por Di Gregorio i tha “jo”, teksa më pas ishte Cash ai që provoi nga distanca.
Në fund të pjesës së parë, Digne në goditje dënimi ishte i pafat dhe Juventusi shumë i fat, pasi francezi goditi traun e portës me një goditje shumë mirë të kalibruar.

Juventusi me shumë mungesa është vendosur taktikisht në mbrojtje për të shfrytëzuar ndonjë kundërsulm dhe në fakt gjatë 45′ të para dy herë ka ngacmuar portierin Martinez me Weah dhe Conseicao.

Dinamo Zagreb-Dortmund 0-1

GOLI I DORTMUND 0-1 (VIDEO)

Monaco-Benfica 1-0

GOLI I MONACO 1-0 (VIDEO)

Bologna-Lille 0-1

GOLI I LILLE 0-1 (VIDEO)

PSV-Shakhtar 0-2

GOLI I SHAKHTAR 0-1 (VIDEO)

GOLI I SHAKHTAR 0-2 (VIDEO)

Celtic-Brugge 0-1

AUTOGOLI I CELTIC 0-1 (VIDEO)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit