Champions, tri ekipe italiane në çerekfinale. Sacchi vendos notat: Spalletti mjeshtër, Pioli strateg…

17 Mars 2023
8:00
Alfred Lleshi
back button

Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Milanit, komenton për “Gazzetta dello Sport” kalimin e tri skuadrave italiane (Milanit, Interit dhe Napolit) në çerekfinale të Ligës së Kampionëve:

“Spalletti është mjeshtër, një strateg. Ai bëri atë hap përpara për të cilin kishte kohë që punonte. Te Napoli, falë edhe ndihmës së klubit, i realizoi idetë e tij. Napoli i tij është një ekip që luan si protagonist, dominon fushën.

Pioli ishte një strateg sezonin e kaluar, kur fitoi një titull që askush nuk e imagjinonte të mundur. Në Champions League tregoi dy paraqitje të shkëlqyera kundër Tottenham. Inzaghi është një trajner i mirë, që mbështetet në taktika, dhe për rrjedhojë tek individët.

Interi ka vlera individuale që janë qartësisht më të larta se ato të Napolit dhe Milanit, por vlera kolektive i bën zikaltrit inferiorë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit