CHAMPIONS: Vidhet Feronikeli, arbitri i heq ëndrrën (FOTO+VIDEO)

16 Korrik 2019
22:43
Anton Cicani
back button

Feronikeli eliminohet nga Champions League në turin e parë kualifikues, pasi kishte mbërritur me mund deri këtu duke kaluar dy kundërshtarë më parë në turin paraeliminator, pasi TNS fitoi 1-0 në Kosovë me golin e Dean Ebbe në pjesën e dytë.

Kështu, barazimi 2-2 në Uells nuk rezultoi efikas për kampionët e Kosovës. Megjithatë, një episod do të ndryshonte ndoshta historinë e Feronikelit dhe futbollit kosovar. Një prekje me dorë që arbitri kryesor i ndeshjes Espes Eskas (Norvegji) nuk e ka akorduar në minutat e fundit, duke e ka kaluar si prekje të pavullnetshme dhe duke shpërthyer kështu indinjatën e tifozerisë së pranishme në "Fadil Vokrri".

Feronikeli tashmë zbret në Europa League, turi i dytë, duke pritur ekipin që do të fitojë në çiftin Sutjeskja-Slovan Bratislava.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit