CHAMPIONS: Xhaka dhe Baseli në shtëpi, humbin edhe në Austri. Olympiacos kalon lehtë (VIDEO)

13 Gusht 2019
22:40
back button

Aventura e Baselit në Champions League mbyllet me humbje, e dyta në dy ndeshje ndaj vendit të dytë në Austri, LASK Linz. 

Në Pashing, qyteti i skuadrës austriake, ekipi i Taulant Xhakës edhe pse arriti të shënonte një gol dhe për disa minuta të besonte te fitorja (ndeshja shkoi 1-1), u dorëzua kur në fund të pjesës së dytë, austriakët do të shënonin dy herë me Goiginger dhe Raguz.

Sakaq, turko-gjermani Ademi kishte barazuar për Baselin në minutën e 80-të. Kujtojmë që Xhaka nuk luajti për shkak të pezullimit me kartonë.

Fitore e lehtë për Olympiacos në Pire, aty ku ka mundur 2-0 me golat e Semedos (ish-i Villareal) dhe Valbuena, përballë Istanbul Basaksehirit. Pas suksesit 1-0 në Turqi, tashmë skuadra greke gjen playoff e Champions.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit