Chelsea dërgon Brojën te rivalët, arrihet marrëveshja

20 Gusht 2024
20:58
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Armando Brojës do të vazhdojë të jetë në Premier League.

Chelsea, sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, ka arritur një marrëveshje verbale me Ipsëich për huazimin e sulmuesi shqiptar.

Huazim që do të kthehet në detyrim blerjeje nëse Ipswich do të sigurojë mbijetesën në Premier.

Kostoja totale e operacionit do të jetë mbi 30 milionë sterlina dhe Chelsea do të paguajë rrogën e Brojës deri në qershor.

Sulmuesi kuqezi do të zhvillojë vizitat mjekësore në 24 orët e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit