Sipas mediave angleze, mësohet se Chelsea dhe Manchester United po tregojnë interes për të riun e Sunderland, Chris Rigg. Mesfushori 17-vjeçar luan ende në Championship, por është edhe pjesë e kombëtares U-18 të Anglisë.
Më herët, ekipet e Wolves dhe Crystal Palace kanë shprehur dëshirën për të nënshkruar me Rigg, i cili debutoi me të rriturit në moshën 15 vjeç e 203 ditë në një ndeshje të FA Cup, në janar 2023.
Ndërkosa këtë sezon, lojtari ia ka shpërblyer besimin klubit me 3 gola në 15 ndeshje zyrtare deri më tani. Gjithsesi, vështirë se skuadra e Sunderland do të lërë të ikën mesfushorin Chris Rigg verën e ardhshme.
Drejtuesit e këtij klubi shprehen se lojtari dëshiron të përmriësohet dhe se Sunderland është vend ii duhur për t’u rritur. Gjithsesi, Chelsea e United kërkon ndonjë klauzolë në favorin e tyre, për ta marrë lojtarin pas një apo dy vitesh.