Chelsea dhe Manchester United në garë për sulmuesin 22-vjeçar që po dallohet në Premier

26 Mars 2024
11:49
Telesport
back button

Skuadrat e Chelsea dhe Manchester United do të nisin këtë verë një garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Crystal Palace, Michael Olise. Lajmin e konfirmojnë mediat britanike.

“Daily Mail” raporton se bordi drejtues i Manchester United është dakord që “djajtë e kuq” të nënshkruajnë me Olise. Gjithsesi, edhe londinezët janë interesuar prej kohësh për 22-vjeçarin.

Olise ka një kontratë deri në vitin 2027 me Crystal Palace dhe kostoja e kartonit të tij mund të shkjojë në 50 milionë euro. Lojtari ka lindur në Angli, por ka përfaqësuar Francën në ekipet e moshave (U-21).

Gjithsesi, kërkesa e Palace ka stepur disi klubet. Te Chelsea mendojnë të shesin Raheem Sterling dhe të investojnë më pas për Olise, për të qenë në rregullat me “fair play financiar”.

Kjo e bën skuadrën londineze favorite për sulmuesin, që këtë sezon ka realizuar 6 gola në Premier League në 11 ndeshje. Gjithsesi, edhe te United do të ketë revolucion, ndaj do të jetë një garë e hapur me Chelsea por Michael Olise.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit