Chelsea do të bëjë më shumë blerje nëse lojtarët largohen, ja 3 objektivat e londinezëve

28 Gusht 2025
9:53
Telesport
back button

Me 4 ditë të mbetura nga mbyllja e merkatos së verës, Chelsea është gati për një betejë të fundit, për të sjellë apo larguar të tjerë lojtarë. Gjithsesi, “blutë” do të bëjnë të tjera nënshkrime vetëm nëse lojtarët do të largohen disa nga futbollistët aktualë.

Anësori i Manchester United, Alejandro Garnacho dhe sulmuesi i Leipzig, Xavi Simons, janë dy nënshkrimet prioritare. Ndërkohë që, edhe mesfushori sulmues i Barcelonës, Fermin Lopez, është një objektiv afatgjatë.

Në kahun tjetër, Chelsea do të vazhdojë të mbajë derën hapur për Nicolas Jackson, Christopher Nkunku dhe Tyrique George, në mënyrë që ata të largohen.

Bayern Munich është një nga të paktën pesë klubet që duan të nënshkruajnë Jackson, të cilin Chelsea do ta linte të largohej vetëm me huazim nëse do të kishte një detyrim për ta blerë në marrëveshje.

Chelsea pret oferta të konsiderueshme për Jackson, të cilin e vlerësojnë në 70 milionë euro. Ndërkohë, klube të shumta po përpiqen të blejnë Nkunku, i cili vlerësohet në 43 milionë euro, me klubin dhe lojtarin që duan një marrëveshje të përhershme.

Chelsea ka fituar tashmë më shumë se 270 milionë euro nga shitjet e lojtarëve dhe ende po kërkon të largojë Ben Chilëell, Axel Disasi, Raheem Sterling dhe David Fofana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit