Chelsea thuhet se ka bërë një ofertë të re për të nënshkruar me sulmuesin e Atletico Madridit, Samu Omorodion, por oferta prej 42 milionë sterlinash është refuzuar nga gjigantët e La Ligas.
Sipas raportimeve nga The Sun, Blues duhet të paguajnë një çmim prej 70 milionë sterlinash për ta marrë 20-vjeçarin nga Atleticon.
Sipas raportit të lartpërmendur, Chelsea ka qenë jashtëzakonisht i impresionuar me lojtarin e Spanjës U-21, i cili e kaloi sezonin e fundit në huazim tek Alaves.
Për shkak të fizikut të tij të madh dhe të fortë dhe lojës së gjithanshme, Omorodion është krahasuar me ish-sulmuesin e Atletico Madrid dhe Chelsea, Diego Costa.
Pronarët dhe ekipi i rekrutimit të Bluve, të udhëhequr nga Paul Winstanley dhe Laurence Stewart, thuhet se e shohin Omorodion si një lojtar që i përshtatet vizionit të klubit.
Trajneri i ri Enzo Maresca thuhet gjithashtu se e admiron spanjollin teksa ai kërkon konkurrencë solide për Nicolas Jackson.
I riu shënoi nëntë gola dhe dha një asist në 35 ndeshje në kampionat për Alaves, duke i ndihmuar ata të qëndrojnë në La Liga.