Chelsea e do me çdo kusht, gati të paguajë shumën e majme për yllin e rivalëve

26 Maj 2024
15:25
Denis Hakanaj
back button

Chelsea është i gatshëm të paguajë një shumë të madhe për mesfushorin e Crystal Palace, Michael Olise.

Sulmuesi i Francës U21 pritet të largohet nga Palace këtë verë, megjithëse klubi nuk do ta lërë të largohet pa luftuar.

Megjithatë, sipas Mirror, Chelsea është i përgatitur të ofrojë deri në 60 milionë sterlina për të mbajtur Olise në Londër.

I riu është gjithashtu një objektiv i Manchester United.

Olise ka shënuar 10 gola nga 14 ndeshjet që ka luajtur si titullar në Premier League, duke dhënë edhe gjashtë asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit