Chelsea fiton garën, i rrëmben Barcelonës talentin e ri

19 Maj 2020
17:02
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea udhëheq garën ndaj Juventusit, Interit dhe Real Madridit për mbrojtësin e Barcelonës, Xavier Mbuyamba. 18-vjeçari ka bërë shumë mirë dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve në merkaton e verës.

Trajneri Frank Lampard mendon se mund ta kthejë në titullar brenda dy vitesh. Mbuyamba do të largohet nga Camp Nou, pasi nuk ka nënshkruar ende një kontratë profesioniste.

Drejtuesit katalanas duan ta mbajnë në Spanjë, por duket se diçka e tillë është e vështirë. I riu dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë dhe të debutojë me të rriturit, por duket se është e vështirë ta bëjë te Barça.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit