Chelsea fiton në Conference League, por gafa është e pabesueshme (Video)

22 Gusht 2024
22:53
Denis Hakanaj
back button

Chelsea ka mposhtur -0 zviceranët e Servette-s në Stamford Bridge në ndeshjen e parë kualifikuese për Conference League.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, skuadra e Enzo Maresca-s ka kaluar në avantazh në minutën e 50-të me një penallti të Nkunku.

Chelsea [1] – 0 Servette – Christopher Nkunku (p) 50′ – Video

Në minutën e 53-të, londinezët kanë pasur një mundësi të artë për të dyfishuar avantazhin por blerja e re Guiu ka gabuar në mënyrë të pabesueshme me portën e boshatisur.

Nuk ka gabuar Madueke, i cili ka çuar shifrat në 2-0 në minutën e 76-të me një goditje të fuqishme brenda zonës së rreptësisë.

Chelsea [2] – 0 Servette – Noni Madueke 76′ – Video

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Zvicër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit