Chelsea është ‘gati’ për të përfunduar nënshkrimin e Samu Omorodion, sipas Fabrizio Romano.
Talenti i Atletico Madrid duket se është në rrugën e tij për në Stamford Bridge. Omorodion u nënshkrua verën e kaluar nga Colchoneros dhe u huazua tek Alaves ku bëri përshtypje.
Tani, 20-vjeçari është në prag të përfundimit të një transferimi te Chelsea. Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja është ‘gati’. Blutë do të paguajnë pak më shumë se 40 milionë euro për të siguruar firmën e sulmuesit.
Omorodion do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2031 kur të kthehet nga detyra olimpike me Spanjën. Chelsea ka arritur marrëveshjen personalen me një lojtar që e ka ndjekur gjatë gjithë verës.
Enzo Maresca e ka kërkuar me ngulm Omorodion.