Chelsea humbet një lojtar me vlera, senatori konfirmon largimin!

25 Mars 2020
16:55
back button

Chelsea duket se do të pësojë shumë ndryshime në fund të sezonit, sidomos për sa i përket lojtarëve që do të largohen.

I fundit që ka konfirmuar se do të largohet është Pedro Rodriguez, një lojtar me shumë vlera për Blutë. Pavarësisht se vendin e titullarit spanjolli e ka humbur prej kohësh, eksperienca e tij shpesh ka qenë decizive për Chelsean.

“Po, do të largohem në fund të sezonit nga Chelsea, por nuk ka rëndësi kjo gjë tani, pasi duhet të lëmë pas një herë këtë moment të vështirë”, është shprehur shkurtimisht Pedro në fjalët e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit