Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 në transferte ndaj Bournemouthi në kuadër të javës së katërt në Premier League. Miqte e nisën më mirë këtë ndeshje duke rrezikuar në dy raste me Marcus Tavernier dhe Justin Kluivert, por që rezultati mbeti i pandryshuar. Chelsea rastin e parë serioz për gol e pati në minutën e 34-të, por Nicolas Jackson humbi një rast të mirë shënimi.
Në minutën e 38-të vendasit patën mundësi të kalojnë në epërsi por Evanilson dështoi që të shënojë nga pika e bardhë. Portieri Sanchez u tregua vendimtar dhe mbajti rrjeten e paprekur.
Ashtu si në pjesën e parë, Bournemouth e dominoi edhe pjesën e dytë sa i përket rasteve të shënimit por ishin të pafat në finalizimin e tyre. Mysafirët në anën tjetër arritën që krejt në fundin e ndeshjes të kalojnë në avantazh përmes Christopher Nkunkut i cili shënoi për 1-0 në minutën e 86-të.
Kuriozitet: 14 kartonët e verdhë të dhënë nga Anthony Taylor janë më të shumtët në historinë e kompeticionit në një ndeshje të Premier League.