Chelsea i ofron Atletico Madridit shkëmbimin e bujshëm

14 Korrik 2020
11:23
Alfred Lleshi
back button

Një verë tjetër dhe e ardhmja e Jan Oblak do të jetë subjekt i shumë intrigave. Ky është “çmimi” që duhet të paguajë një nga portierët më të mirë në planet, nëse jo më i miri. Tani për tani, sipas “Daily Mirror”, Chelsea dëshiron portierin slloven të Atlético Madridit dhe tashmë ka në mendje ofertën, që do të paraqesë.

Përveç një shume të konsiderueshme parash, blblutë e Londrës janë të gatshëm t’iu ofrojnë “rojiblancos”  portierin Kepa, një nga nënshkrimet më të shtrenjta të tyre. Kujtojmë se Chelsea pagoi 80 milionë euro për të te Athletic, në vitin 2018. Pritshmëritë për portierin e ri spanjoll ishin shumë të larta. Megjithëse performanca e tij nuk ka qenë e keqe, ai nuk i ka përmbushur ato plotësisht.

Në çdo rast, Atlético Madrid nuk po mendon ta lëshojë Oblak në asnjë mënyrë. Prej vitesh, klubi e kupton se për të garuar për tituj në Spanjë dhe Europë, duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbajtur lojtarët e tij më të mirë. Kjo është ajo që do të kërkojnë të ndodhë edhe këtë verë me portierin slloven.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit