Chelsea i rinovon kontratën deri në vitin 2033 yllit të skuadrës, do të marrë një rrogë “top”

14 Gusht 2024
8:43
Telesport
back button

Chelsea ka mbyllur marrëveshjen për rinovimin e kontratës të talentit të skuadrës Cole Palmer. Ai ka firmosur një shtyrjere të kontratës deri në vitin 2033. “Jam i kënaqur që nënshkruaj këtë marrëveshje të re“, tha Palmer.

I ardhur verën e kaluar nga Manchester City, Cole Palmer ishte një nga të paktët që i mbijetoi sezonit katastrofik të skuadrës së Pochettino. 22-vjecari luajti 45 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar 25 gola dhe 15 asistime.

Numra të jashtëzakonshëm, të cilët i dhanë një thirrje për në Kampionatin Evropian, ku nuk zhgënjeu me lojën e tij. Madje edhe duke shënuar. Zgjatja e marrëveshjes nga viti 2030 në 2033 ka sjellë edhe një rregullim thelbësor të pagës, 120 mijë stërlina në javë.

Kam arritur shumë në sezonin tim të parë këtu dhe shpresoj se mund të vazhdoj të përjetoj gjëra të mëdha në këtë klub, si në nivel personal, ashtu edhe në drejtim të sjelljes së suksesit dhe trofeve për Chelsea”, tha talenti anglez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit