Jo vetëm Manchester City, Liverpool dhe Arsenal, pasi në Premier League po paraqitet mirë këtë sezon edhe Chelsea, që këtë vit drejtohet nga trajneri Enzo Maresca. Edhe pse me shumë emra të rinj, skuadra londineze po arrin të jetë pretendente. Në Carabao Cup, skuadra e “blues” fitoi 5-0 ndaj Barrow edhe pse në fushë luante ekipi i dytë.
Kështu, në sulm, përveç lojtarëve si Cole Palmer dhe Nicolas Jackson, trajneri italian ka alternativa të kalibrit Christopher Nkunku. Në ndeshjen e Kupës, francezi ishte në një ditë të mirë, duke shënuar një trigolësh dhe duke e çuar Chelsea direkt në raundin tjetë.
Ky është goli i gjashtë për Nkunku në vetëm 310 minuta. Trajneri Enzo Maresca për këtë fitore dhe lojtarin në fjalë u shpreh: “Kam kërkuar nga lojtarët e rinj që të dërgojnë një mesazh të qartë me lojën e tyre: Jemi të rinj, por jemi edhe seriozë dhe të uritur për të fituar”.