Kapiteni i Chelseat, Reece James ka një objektiv për sezonin e ri.
Pas sezonit të kaluar me dëmtime, mbrojtësi thjesht dëshiron të qëndrojë në formë.
“Unë kam një qëllim: të qëndroj në fushë”, tha James.
“Unë shpesh i tejkaloj kufijtë dhe ndonjëherë kjo më ka shkaktuar probleme, por është diçka në të cilën po përpiqem të përmirësohem.
“Nuk dua të bëj gabime dhe ta vë ekipin në rrezik.
“Unë mendoj se jam në një moment të mirë tani. Kam pasur një sezon të gjatë ku kam ndenjur jashtë dhe tani kam filluar një fazë para-sezonale të gjatë sepse jam i skualifikuar për katër ndeshje, por jam në një moment të mirë forme”.