Chelsea kthehet në garë për Federico Chiesa. Pas shkëmbimit të fundit, që u tentua mes Juventusit dhe Chelsea, por nuk u realizua kurrë, blutë e Londrës i kanë hedhur sytë nga sulmuesi anësor italian. Ky lloj operacioni do të përparohej nëse Sterling largohet përfundimisht dhe londinezët nuk janë në gjendje të sigurojnë ardhjen e Osimhen nga Napoli.
Megjithatë, interesimi i Barcelonës për sulmuesin e Juventusit është shumë i fortë dhe për momentin duket se ka avantazh. Gjithsesi, klubi katalanas është i kufizuar nga problemet ekonomike për t’i regjistruar lojtarët. Kjo është raportuar nga “The Sun”.
Kërkesat e tepërta për paga të Osimhen dhe komplikimet në formulën e operacionit (Chelsea dëshiron ta huazojë) kanë bërë që skuadra e Maresca të vlerësojë objektivat e reja për sulmin, që konsiderohen më ekonomikë.
Përveç Chiesa, emri tjetër në listë është ai i Dominic Calvert-Lewin i Evertonit. Chiesa është jashtë projektit të Juventusit dhe java në vazhdim (e fundit e merkatos) duhet të jetë vendimtare për transferimin e tij. Bardhezinjtë e vlerësojnë sulmuesin anësor rreth 15 milionë euro.