Chelsea, Lampard do të largojë 10 lojtarë këtë verë

4 Gusht 2020
21:48
Denis Hakanaj
back button

Chelsea duket se do të shesë 10 lojtarë këtë verë.

Sipas The Times, trajneri Frank Lampard do të bëjë një revolucion brenda skuadrës në merkaton e ardhshme.

Kurt Zouma, Andreas Christensen, Emerson Palmieri dhe Marcos Alonso do të nxirren në shitje.

N’Golo Kante ka luajtur 28 ndeshje me Blutë në këtë sezon, por mund të largohet gjithashtu, duke parë  Lampard nuk e ka pasur të lehtë ta përfshijë në skemat e tij.

Kepa Arrizabalaga, i blerë për 71 milionë sterlina nga Bilbao vetëm dy vite më parë, mund të huazohet për t’u liruar nga rroga e tij e lartë.

Tiemoue Bakayoko dhe Ross Barkley mund të thonë gjithashtu lamtumirë, bashke me Michy Batshuayi, i cili nuk është aktivizuar që nga shkurti.

Ndërkohë, Willian ka refuzuar ofertën e Chelsea-t për të rinovuar kontratën dhe duket se do të largohet me kosto zero, me rivalët londinezë të Arsenal-it dhe Tottenham-it që janë të interesuar për brazilianin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit