Chelsea-Leicesetr 2-0 pas 45′, gafa të pabesueshme nga Sterling (Video)

17 Mars 2024
14:43
Denis Hakanaj
back button

Chelsea ka një shans për të shpëtuar sezonin në FA Cup.

Skuadra e Pochettino-s ka zhvilluar një sezon zhgënjyes në Premier dhe do të mbetet pa kompeticione europiane edhe sezonin e ardhshëm.

Chelsea [1] – 0 Leicester City – Marc Cucurella 13‎’‎ – Video

Blutë, në fakt, mbajnë vendin e 11-të në renditjen e kampionatit me 39 pikë, 14 larg zonës europiane.

Penalltia e humbur nga Sterling 25′ – Video

Kështu, shpresa e vetme për të shpëtuar sezonin për londinezët është Kupa e Anglisë, ku përballen në çerekfinale me Leicester-in.

Chelsea [2] – 0 Leicester – Cole Palmer 45‎+‎1‎’‎ – Video

Pjesa e parë e sfidës që po luhet në Stamford Bridge është mbyllur në avantazh 2-0 në favor të vendasve falë golave të Cucurella-s (13′) dhe Palmer (45+1′).

Megjithatë, rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë për Chelsea-n nëse Sterling nuk do të kishte gabuar një penallti në minutën e 26-të dhe një tjetër rast të pastër pak para golit të Palmer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit