Fluturim i gjatë dhe temperatura të ulëta, por objektivi sportiv u arrit. Chelsea sot fitoi 3-1 kundër Astanës në transfertë në Ligën e Konferencës.
Mjaftuan 14 minuta lojë që “Blutë e Londrës” të merrnin avantazhin dhe të tregonin seriozitetin e tyre në këtë takim. Marc Guiu shënoi me asist të Pedro Netos.
Pesë minuta më vonë, sulmuesi spanjoll shënoi edhe golin e dytë. Për të trefishuar avantazhin mendoi Renato Veiga në minutën e 39-të, me Kevin Dewsbury-Hall si asistues.
Astana ngushtoi diferencat në fushë në minutën e 45-të me gol të shënuar nga Tomasov, por nuk ia doli të mbante ritmin e duhur për të marrë pikë.
Pjesa e dytë u dominua totalisht nga ekipi anglez, i cili e sheh veten lider me 15 pikë.