Chelsea po bën një paraqitje të mirë këtë sezon, duke qenë protagonist si në Premier League ashtu dhe në Europë. Duket se ndryshimi në stafin drejtues ka ndikuar për mirë dhe trajneri italian Enzo Maresca po bind në krye të skuadrës londineze.
Gjatë këtij pushimi për shkak të kombëtareve, ai nuk ka thënë se cili do të jetë objektivi konkret i Chelsea këtë sezon, ndërkohë që të gjithë mendojnë se “blutë” mund të sigurojnë një vend në Champions League.
“Klubi nuk më ka folur kurrë për këtë objektiv, që të hyj në top katërshen. Ata gjithmonë kanë thënë se objektivi është të ndërtojmë diçka të rëndësishme për katër ose pesë vitet e ardhshme. Kjo mund të jetë një presion mbi lojtarët, por nuk mendoj se është”, tha Maresca.
Trajneri italian mendon se pavarësisht një fillimi të mirë, Chelsea nuk është ende në gjendje të luftojë për titull: “Unë mendoj se mund të përmirësojmë shumë gjëra: Të sulmojmë e mbrojmë më mirë, të menaxhojmë ndeshjet më mirë. Ky është një proces mësimi dhe ne duhet të mësojmë për të luajtur në lloje të ndryshme ndeshjesh”.