Chelsea mbush radhët me futbollistë, Newcastle kërkon t’i rrëmbejë tri lojtarë

17 Janar 2023
9:09
Telesport
back button

Pas shumë blerjesh të kryera në merkaton e janarit, skuadra e Chelsea ka një numër të madh lojtarësh dhe duket se disa prej tyre do t’i thonë “lamtumirë” ekipit që në merkaton e janarit. Në ndihmë të “blues” mund të vijë ekipi i Newcastle, gati të afrojë 2-3 lojtarë.

Sipas “The Telegraph”, skuadra e Newcastle ka vënë në shënjestër tri lojtarë të Chelsea: Hakim Ziyech, Conor Gallagher dhe Ruben Loftus-Cheek. Më së shumti vëmendja është përqendruar te marokeni, që ka gjetur pak hapësira deri më tani në Premier League.

Ziyech bëri një paraqitje të mirë edhe në botëror me kombëtaren e Marokut, ndaj kërkon më shumë hapësira. Një transferim në formë huazimi te Newcastle është i mundur të realizohet, ndërkohë që për dy emrat e tjerë “magpies” kanë bërë më së shumti një sondazh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit