Skuadra e Chelsea është nisur për në turneun amerikan, duke lënë në Londër një skuadër të tërë. Mes tyre edhe portieri spanjoll Kepa, që vjet luajti i huazuar në Spanjë te Real Madrid. Lojtari nuk bën pjesë as në planet e trajnerit të ri Enzo Maresca, ndaj lamtumira është e sigurtë.
Megjithatë, nuk mungojnë ofertat për portierin spanjoll, për të cilin ka mbërritur një një e tillë mjaft e rëndësishme nga Arabia. Klubi në fjalë është Al Ittihad, i cili megjithatë nuk e gjeti rrugën në zemrën e Kepës. Sipas asaj që raporton “Sportskeeda.com”, portieri i rritur në Athletic Bilbao i është përgjigjur negativisht këtij propozimi.
Në fakt, idetë e tij nuk përfshijnë një pension të artë, por një rikthim romantik në vendlindjen e tij, Spanjën. Ideja e Kepa do të ishte rikthimi në Real Madrid dhe mundësia është shumë e largët.
Në rast të largimit të Andriy Lunin një vit para skadimit të kontratës së tij, portieri actual i Chelsea do të ishte shumë i lumtur të zëvendësojë Thibaut Courtois, ndoshta duke synuar të marrë trashëgiminë e tij në pak vite mes merengeve.