Chelsea nuk ndalet në merkato, gati goditja “big”

9 Korrik 2020
18:53
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea nuk mbahet në këtë merkato, pasi dëshiron që të bëjë një tjetër goditje të madhe në verë. Kai Havertz është dëshira e madhe e trajnerit të bluve Frank Lampard. Talenti i ri e ka deklaruar se dëshiron që të largohet nga Bundesliga dhe londinezët e presin me tapet të kuq.

Eksperti i merkatos Alfredo Pedulla shkruan se vetë futbollisti do Chelsean. Shumë shpejt do të ketë një takim ndërmjet agjentit të tij dhe Bayer Leverkusen. Chelsea nga krahu tjetër dëshiron që të rrëmbejë në ekip futbollistin. Presidenti Roman Abramovic është gati që të bëjë një sakrificë në aspektin monetar për të.

Klubi anglez ka qenë shumë aktiv këtë merkato, pasi ka siguruar Timo Werner dhe Hakim Ziyech. Lampard do të ketë shumë “arsenal” në duar për sezonin e ardhshëm dhe sigurisht objektivat e bluve do të jenë për tituj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit