Chelsea nuk ndalet, tani po tenton lojtarin e Lyon: oferta e parë 20 mln euro u refuzua por po vjen e dyta 30-40 mln

24 Janar 2023
19:24
Telesport
back button

Chelsea po përgatit një ofertë të dytë për mbrojtësin e Lyonit, Malo Gusto, pasi pa ofertën e tyre fillestare prej 20 milionë eurosh të refuzuar nga klubi i Ligue 1, sipas Foot Mercato. Mbrojtësi 19-vjeçar dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Premier League…

Ne fillim ishte bindur të qëndronte te Lyon kete dimër por blutë i kanë dhënë garanci francezit në lidhje me aktivizimin qe do t’i jepet në gjysmën e dytë të sezonit aktual dhe perspektiva për t’u vendosur si lojtar i rregullt për kombëtaren franceze duke luajtur në një klub të madh është joshëse.

Lyon, megjithatë, heziton të heqë dorë nga mbrojtësi i tyre i vetëm i djathtë, i cili ka qenë një titullar i padiskutueshëm që nga mesi i sezonit të kaluar. Një ofertë e dytë me vlerë 30-40 milionë euro është në rrugë e sipër…

Kjo oferte veshtire se do te refuzohej nga Lyon – i cili sërish nuk ka gjasa të arrijë në Evropë këtë sezon – qe kerkon te ardhura dhe financa te shendosha. Shefi i rekrutimit Bruno Cheyrou po kërkon që Gusto të qëndrojë në Ligue 1 në formë huazimi deri në fund të sezonit, megjithëse as mbrojtësi dhe as Chelsea nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë.

I lindur në Francë, Gusto është me origjinë portugeze. Ai është një ndërkombëtar i të rinjve për Francën: ai fillimisht luajti si mesfushor për U-16, por më vonë u zgjodh si mbrojtës me U17 dhe U18.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit