CHELSEA PAGUAN 60 mln euro dhe prenoton goditjen e verës!

24 Janar 2022
22:04
Telesport
back button

Chelsea hyn me forcë në fushë për të tentuar të mbyllë operacionin Jules Kounde, mbrojtësi francez i Sevillas, për verën e ardhshme.

Pas sulmit në gushtin e kaluar, kur lojtari kishte refuzuar Tottenhamin – i cili më pas ishte kthyer te Romero – pikërisht për të veshur blutë, ka një kapitull të ri për të treguar në marrëdhëniet mes dy klubeve.

Sepse këtë herë është Marina Granovskaia, drejtuesja e londinezëve, ajo që hyn në fushë për mbrojtësin francez, me një propozim bonus 55 milionë plus 5 milionë dhe një marrëveshje mes klubeve që duket e afërt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit