Chelsea ka realizuar një tjetër blerje të madhe në merkato.
Klubi londinez, në fakt, ka arritur një marrëveshje me Ëolves për Pedro Neto, i cili do të transferohet te Blues për 60 milionë euro, plus 3 milionë si bonus.
Menaxheri i Neto-s, Mendes, ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n për kushtet e kontratës të futbollistit.
Tani pritet vetëm që lojtari të zhvillojë vizitat mjekësore, me Ëolves që duket se do ta zëvendësojnë Neto-n me Carlos Forbes të Ajax-it.
Neto ka bërë vetëm 51 paraqitje në Premier League gjatë tre sezoneve të fundit për shkak të një numri dëmtimesh, por ai kërkohej edhe nga Tottenham.
Chelsea dhe Spurs të dy bënë oferta me lojtarë plus para të enjten, por Wolves nuk ishin të interesuar për të dy propozimet.
Pastaj Chelsea dështoi me një ofertë të drejtpërdrejtë me para atë natë, por ishte i suksesshëm me ofertën e tyre të tretë të premten.
🚨🔵 Pedro Neto to Chelsea, here we go! Wolves accept bid worth €60m fixed fee plus €3m add-ons as almost matches initial price tag.
Neto’s agent Mendes has agreed on personal terms with Chelsea.
Medical tests booked for Pedro at #CFC with Wolves keen on Ajax’s Carlos Forbes. pic.twitter.com/mrWt3Y4WFn
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 9, 2024