Ndeshja e dytë e Premier League rezultoi e shkëlqyer për Chelsea e Enzo Maresca. Fitorja 6-2 ndaj Wolverhamtpon Wanderers në “Molineux” jep përshtypjen se më në fund mund të ketë emërues të përbashkët midis ekipit dhe trajnerit. Kjo, pavarësisht se vazhdon të ketë, në fakt, tri ekipe e gjysmë në dispozicion. Me Lukakun tani afër nënshkrimit me Napolin dhe Osimhen që mund të jetë blerje në drejtim të kundërt, ka vërtet shumë teprica te blutë e Londrës.
Kjo ishte situata të dielën:
Formacioni: Robert Sanchez; Malo Gusto, Wesley Fofana, Levi Colwill, Marc Cucurella; Moises Caicedo, Enzo Fernandez; Noni Madueke, Cole Palmer, Mykhailo Mudryk; Nicolas Jackson.
Zëvendësues: Christopher Nkunku, Joao Felix, Kiernan Dewsbury-Hall, Pedro Neto, Renato Veiga.
Të mbetur në stol: Filip Jorgensen, Tosin Adarabioyo, Benoit Badiashile, Marc Guiu, Reece James
Të dëmtuar: Romeo Lavia, Tino Anjorin
Duke pranuar ndonjë ndryshim të fundit, këto do të jenë lojtarët, pjesë e skuadrës së Maresca. Jashtë saj mbeten edhe yje të klasit të parë të viteve të fundit si Raheem Sterling dhe Axel Disasi, apo Ben Chilwell dhe Trevor Chalobah. Pastaj Deivid Washington, Cesare Casadei, Omari Kellyman, Angelo Gabriel, David Datro Fofana dhe Leo Castledine. Ndjenja është se do të jenë disa ditë intensive, në të vërtetë, te Chelsea për largimet.
Këto janë lojtarët e blerë nën drejtimin e presidentit Boehly, të cilën nuk llogariten për sezonin e ri. Sterling – 56 milionë stërlina, Chukwuemeka – 18 milionë stërlina, Casadei – 15 milionë stërlina, Datro Fofana – 12 milionë stërlina, Disasi – 45 milionë stërlina, Washington – 16 milionë stërlina, Angelo – 15 milionë stërlina. Plot 187 milionë llogariten “shkarkimet” nga puna të lojtarëve në dy vite, plus Kepa, Lukaku dhe Chilwell. Jo keq.