Sipas TBR Football, Chelsea është e interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Brighton, Joao Pedro.
Pas paraqitjes së tij mbresëlënëse këtë sezon, 23-vjeçari është shfaqur si objektiv i disa klubeve më të mira europiane.
Pedro ka regjistruar katër gola dhe tre asiste në nëntë ndeshje të kampionatit për Pulëbardhat këtë sezon.
Sulmuesi brazilian ishte protagonist me skuadrën e tij në fitoret e tyre 2-1 ndaj Manchester United dhe Manchester City. Ai gjithashtu i dha skuadrës së tij një pikë jetike kundër Arsenalit në Emirates.
Sipas raportit të lartpërmendur, Liverpool e ka monitoruar sulmuesin e Brighton, ndërsa Chelsea tani ka hyrë në lojë.
Pedro gjithashtu po ndiqet nga Newcastle dhe klube jashtë Anglisë, si Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.
Raporti shton se Pulëbardhat janë të vetëdijshëm për interesat e ndryshme për Joao Pedro dhe mund të kërkojnë një shumë prej 100 milionë £ për lojtarin.
Megjithatë, ata nuk janë të prirë ta shesin atë së shpejti dhe ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2028.