Sipas shtypit anglez, Chelsea është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Brentford, Ivan Toney.
Sulmuesi anglez është në bisedime për një transferim në Arabinë Saudite te Al Ahli, por ndërhyrja e londinezëve mund të ndryshojë gjithçka.
Sipas Sky Sports, drejtuesit e Chelsea-t kanë lëvizur për ta blerë lojtarin.
28-vjeçari nuk është grumbulluar me Brentford për dy ndeshjet e para të kampionatit në pritje të një transferimi të mundshëm.
Operacioni pritet të mbyllet me sukses dhe kostoja pritet të jetë e arsyeshme, sipas mediave vendase.
Chelsea e do Toney-n sepse ai është një numër 9 me eksperiencë dhe efektiv para portës.
Ai ka shënuar 72 gola në 141 ndeshje me Brentford, duke përfshirë 36 gola në 85 ndeshje të luajtura në Premier League.
Në fillim, kërkesa për kartonin e lojtarit ishte 70 milionë sterlina, por, duke parë se kontrata e tij skadon pas një viti, shuma e kërkuar mund të jetë 45 milionë sterlina.
Pavarësisht se Toney do të përfitonte një rrogë shumë më të lartë në Arabinë Saudite, sulmuesit duket se preferon të qëndrojë në Premier League.