Chelsea “shtyp” West Ham-in, ngjitet në vendin e dytë me Jackson dhe Palmer (Video)

21 Shtator 2024
15:22
Denis Hakanaj
back button

Java e pestë e Premier League është hapur me derbin londinez West Ham-Chelsea, i fituar 3-0 nga Blutë.

GOLAT E WEST HAM – CHELSEA – VIDEO

45 minutat e para kanë folur për skuadrën e Maresca-s, që ka shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh 2-0 falë një dygolëshi të Jackson (4′, 18′).

Ekipi i Lopetegui mund të kishte pasur një rast për të ngushtuar diferencat në minutën e 28-të në rast se arbitri do të kishte akorduar një penallti për një faull në zonën e rreptësisë së Chelsea-t.

Megjithatë, as arbitri dhe as VAR nuk kanë ndërhyrë duke shkaktuar zemërimin e vendasve.

PENALLTIA E KERKUAR NGA WEST HAM – VIDEO

Në fillimin e pjesës së dytë, Chelsea ka gjetur edhe golin e tretë.

Ka qenë Palmer që ka shënuar në minutën e 47-të, me Jackson që ka qenë përsëri protagonist duke dhënë asistin.

Kjo fitore e ngjit përkohësisht skuadrën e Maresca-s në vendin e dytë të renditjes me 10 pikë, dy më pak se City kryesues, me skuadrën e Guardiola-s që do të luajë nesër kundër Arsenal-it.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit