Chelsea tërheq ofertën, kontaktohet Juventus-i: 70 milionë euro

19 Shkurt 2022
17:47
Denis Hakanaj
back button

Verën e kaluar, Chelsea ka qenë mbretëresha e merkatos europiane me blerjen e Romelu Lukaku-t nga Inter-i për mbi 100 milionë euro. Në qershor, pronari Abramovich është gati të investojë akoma më shumë për të marrë yje të tjerë në Londër.

Skuadra e Tuchel synon të përforcojë kryesisht mesfushën, ku nuk do të blihet Saul, i huazuar nga Atletico Madrid. Zëvendësuesi mund të vijë nga La Liga, duke parë se Blues janë mes klubeve më të interesuar për Frenkie De Jong, ylli i Barcelona-s.

Megjithatë, rendimenti i tij me formacionin katalanas nuk ka qenë në lartësinë e 86 milionëve të investuar për ta marrë nga Ajax-i. Aq sa me kalimin e Xavi-t në drejtim të bluagranave holandezi ka humbur vendin e titullarit në favor të dy të rinjve të cantera-s si Gavi dhe Nico Gonzalez.

Sipas El National, Chelsea ka vendosur ta tërheqë ofertën që po studionte t’i bënte Barcelona-s për De Jong. Por ka akoma më shumë, Në verë pritet të ketë një revolucion të vërtetë në shtëpinë e Barcelona-s.

Dhe presidenti Laporta duket se ka zgjedhur De Jong-un si një prej yjeve që do të sakrifikohen për të mbushur arkat e klubit dhe për t’u hedhur në sulm për yje të tjerë. Megjithatë, nuk do të ketë asnjë ulje: për kartonine  holandezit kërkohet një shumë 70 milionë euro.

Një shumë e madhe, por që duket se një klub është gati ta bëjë për t’u kthyer në majë. Bëhet fjalë për Juventus-in. Për këtë arsye, gjithmonë sipas El National, kanë nisur kontaktet me menaxherin e De Jong, Ali Dursun, për ta marrë lojtarin në Torino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit