Chelsea zyrtarizon trajnerin e ri: Jam në një nga klubet më të mëdha në botë

4 Qershor 2024
8:41
Telesport
back button

Chelsea ka zyrtarizuar trajnerin e ri, italianin Enzo Maresca, ish-trajnerin e Leicester, që ngjiti “dhelprat” në Premier League këtë sezon. 44-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029 me londinezët, me opsionin për ta shtyrë edhe më tej bashkëpunimin.

Klubi londinez, bëri prezantimin e trajnerit italian, që vjen nga shkolla e Pep Guardiola: “Ne jemi të emocionuar që mund të mirëpresim Enzo në familjen Chelsea. Ne planifikojmë ta mbështesim atë dhe pjesën tjetër të ekipit në mënyrë që ata të mund të arrijmë potencialin e tyre dhe pritshmëritë tona ndaj tyre”.

Ai është një teknik me talent të madh, një lider për të cilin jemi të bindur se mund të na udhëheqë drejt vizionit dhe objektivave të kompanisë”, thanë me tej Tood Boehly, pronari i Chelsea.

Ndërsa vetë Enzo Maresca tha: “Është një ëndërr për çdo trajner që të jetë në gjendje të bashkohet me Chelsea, një nga klubet më të mëdha në botë. Kjo është arsyeja pse jam shumë i emocionuar nga mundësia. Mezi pres të punoj me një grup të tillë lojtarësh të talentuar, për të zhvilluar një ekip që vazhdon traditën e suksesit të klubit dhe i bën tifozët tanë krenarë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit