Chiellini dhe Italia në udhëkryq: Spalletti bëri gabime, por sot nuk kemi trajner më të mirë se ai

3 Korrik 2024
10:11
Alfred Lleshi
back button

Gjatë fjalës së tij në “Sky Sport”, Giorgio Chiellini analizoi edhe Italinë e Luciano Spallettit, e cila zhgënjeu totalisht në “Euro 2024”. Ai u ndal te pikat nevralgjike, mbi të cilat duhet punuar pas Europianit negativ të luajtur në Gjermani.

Nga duhet t’ia rifillojë Italia: “Do ta filloja duke i dalluar periudhat. Këtu është e tashmja, po flasim për Spallettin dhe si ta ndihmojmë në dy vitet e ardhshme. Siç e pranoi ai vetë, trajneri bëri diçka të gabuar, por unë besoj fuqimisht në të. Është trajneri më i mirë sot për sot për stolin e Italisë.

Për momentin duhet të ndihmojmë në krijimin e një ekipi që mund të shkojë në Kupën e Botës 2026. Pastaj ka një të ardhme afatshkurtër, 3-5 vite. Këtu duhet të bëjmë atë që ka qenë bërë sa më shpejt që të ishte e mundur nga Costacurta.

Pra, duke e çuar përpara projektin në një mënyrë më të qëndrueshme, duke krijuar ekipe të dyta për të lejuar lojtarët të rriten. Pastaj është çështja afatgjatë, puna në shkollat ​​e futbollit për të korrur përfitimet në 15 vite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit