Giorgio Chiellini ka folur për kombëtaren e Italisë në prag të Euro 2024.
“Sa shanse kemi në Kampionatin Europian? Europiani është i çuditshëm, shorti, përballjet, duhet gjithçka. Thjesht them se kemi një avantazh të madh: Spalletti, njeriu ideal.
“Është një garanci dhe një shpresë: në një muaj ai mund të krijojë atmosferën perfekte dhe kjo mund të ndihmojë shumë. Italia është një grup që po reformohet. Çfarë duhet tjetër? Fat. Ky ekip ka gjithçka për të kaluar grupin, por varet edhe nga fati”.
Nga një intervistë e fundit: “Chiesa mund të bëjë diferencën. Po, Federico mund të jetë vendimtar në çdo ndeshje, pak si ai krijojnë raste nga asgjëja”.
– Nga të rinjtë, kë do të ishte mirë të shihje në Kampionatin Europian?
“Nuk do të ndalem kurrë së qeni një mbrojtës në zemër, ndaj zgjedh Buongiorno dhe Calafiori, të cilët bënë shumë mirë këtë sezon.
“Calafiori mund të jetë një alternativë ndaj Bastonit, ndërsa Buongiorno ka diçka si Acerbi: ai nuk ka përvojë ndërkombëtare, por tashmë është një lojtar i pjekur. Megjithatë, nuk pres ndonjë surprizë të madhe nga grumbullimet”.