Chiesa, Vlahovic, merkato, objektivat dhe skuadra, Thiago Motta rrëfen aventurën e re te Juventus

26 Korrik 2024
8:42
Telesport
back button

Në prag të miqësores së parë në tokën gjermane, trajneri i ri i Juventus, Thiago Motta, foli për fazën përgatitore që bardhezinjtë janë duke kryer: “Gjithçka po shkon mirë. Përkushtimi i lojtarëve dhe puna që po bëjmë po ecën mirë, jam i lumtur për këtë”.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe dy drejtuesit e klubit, Scanavino dhe Giuntoli, të cilët janë mjaft aktivë në merkato: “Ne jemi në dialog të vazhdueshëm me disa lojtarë dhe menaxherët e tyre për të gjetur zgjidhjet më të mira për ekipin tonë“.

Te Juventus, ndër lojtarët më të përfolur të momentit janë Federico Chiesa dhe Matias Soulé, të dy në treg. “Për momentin Federico është pjesë e Juventus dhe deri atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është përgjigjja e Motta për të ardhmen e Chiesa.

Për lamtumirën e mundshme të argjentinasit, ai u përgjigj: “Ashtu si gjithë të tjerët ai po stërvitet shumë mirë dhe për momentin është pjesë e grupit. Jam shumë i kënaqur me atë që shoh në stërvitje“, tha më tej trajneri i bardhezinjve.

Duke folur për Dusan Vlahovicin, trajneri Motta shtoi: “Puna e Dusan nuk mund të ndalet vetëm te golat. Ka shumë gjëra për të bërë në futboll, ai e di shumë mirë këtë dhe di se si ta bëjë këtë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin, pasi talenti i madh ka nevojë gjithmonë për ekipin”.

Ky grup është i bashkuar dhe ka ambicie të bëjë gjëra të rëndësishme këtë sezon të ri. Për ta bërë këtë duhet të filloni nga dita e parë në punë, ditë pas dite do të jetë gjithmonë kështu për të pushtuar diçka të re”, u shpreh Thiago Motta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit