Cristian Chivu dha një intervistë të gjatë për DAZN, ku analizoi sezonin e tij tek Interi, të mbyllur me fitimin e Serie A dhe Kupës së Italisë. Ai kujtoi edhe vështirësitë e fillimit, kur mori drejtimin e skuadrës nga Inzaghi pas humbjes së rëndë në finalen e Champions League ndaj PSG-së.
“Nuk jam tipi që përgatit fjalime, orientohem sipas ndjesive. Nuk kam pasur kurrë përshtypjen se grupi kishte mbaruar, sepse vlerësoja rrugëtimin e skuadrës sezonin e kaluar dhe guximin për të mbetur konkurruese në çdo front. Trofetë nuk duhet të bëhen obsesion, sepse obsesionet krijojnë pritshmëri dhe pritshmëritë mund të sjellin zhgënjime. Tek Interi nuk ka rregulla, por standarde që duhet të jenë gjithmonë të larta. Ideja ime ishte të hiqja egon, të mos mendohej për ‘unë’, por për ‘ne’”.
Për komunikimin në futboll, Chivu tha: “Ajo që funksiononte me brezin tim nuk funksionon më sot. Duhet të përshtatesh me kohën dhe me lojtarët”. Ai pranoi gjithashtu se nuk arriti të pushonte gjatë sezonit: “Të luash çdo tri ditë është e lodhshme, por të mban gjallë”.







