Choupo-Moting i dhuroi fitoren PSG-së, Neymar i bën një dhuratë të veçantë pas ndeshjes

13 Gusht 2020
14:51
Denis Hakanaj
back button

Mbrëmja e djeshme e Neymar mund të përmblidhet me një  frazë: ka bërë gjithçka ai.Gjithçka ose pothuajse… Asi i Paris Saint-Germain ka qenë padyshim protagonisti i natës në Champions League kundër Atalanta-s.

Disa gabime, të pazakonta për të, përpara portës, por  njëkohësisht paraqitje të nivelit shumë të lartë duke marrë skuadrën mbi kurriz, të paktën deri në momentin e futjes në fushë të Mbappe dhe Choupo-Moting.

Në minutat e fundit të ndeshjes, në  fakt, ka qenë pikërisht sulmuesi i sapo futur që ka gjetur golin që i ka dhuruar kualifikimin në gjysmëfinale skuadrës së tij, por që i ka siguruar edhe një vlerësim shumë të veçantë vetë lojtarit…

Neymar është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes, por ia ka dhuruar çmimin shokut të skuadrës, autor i golit vendimtar. Një gjest që tregon sesa shumë është p jekur  lojtari brazilian, në fushë dhe jo vetëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit